Lajme

Musliu i drejtohet Haxhiut: Babgjyshi ka mujt me u dhanë ndonjë kafshatë bukë, sa për armë Thaçi nuk besoj që ka shku i paarmatosur

04/05/2022 10:44
nga:Donika Fetahu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila mbrëmë tha se gjyshi i saj i ka dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi.

Musliu ka thënë se gjyshi i Haxhiut mund t’ua ketë dhënë ndonjë kafshatë bukë dhe t’iu bëj konak, por ka shtuar se nuk e beson që Thaçi të ketë shkuar atje i paarmatosur.

“Ndoshta babgjyshi ka mujt me u’a dhanë ndonjë kafshatë bukë edhe me ju ba konak ndonjëjer e sa për armë Hashim Thaçi nuk besoj që ka shku aty i paarmatosur. Por si do qe të jetë kjo nuk te amniston ty qe i quajte kriminel!”, ka shkruar Musliu.

Haxhiu: Gjyshi im i ka dhanë bukë e armë Thaçit, e padita se më akuzoi për trafik droge