Lajme

Mushkolaj: Skandaloz vendimi i PE për liberalizim të vizave për serbët me pasaporta të Serbisë, që jetojnë në Kosovë

04/23/2024 17:10
nga:G B

Analisti politik, Imer Muskolaj, e ka quajtur skandaloz dhe precedent të rrezikshëm vendimin e Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pavërtetë se serbët me këto pasaporta e kanë të pamundur të udhëtojnë në Zonën Schengen, derisa ka shtuar se ata shumë lehtë mund të pajisen me pasaporta të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Skandaloz dhe precedent i rrezikshëm vendimi i Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë. Nëpërmjet këtyre pasaportave, Beogradi e konsideron Kosovën pjesë të veten. I pavërtetë konstatimi se serbët që posedojnë këto pasaporta e paskan të pamundur të udhëtojnë lirshëm në Zonën Schengen dhe qenkan të diskriminuar. Ata lehtë mund të pajisen me pasaporta të Kosovës.