Lajme

Murati: Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm

11/19/2025 10:38
nga:Genita C

Ministri në detyrë Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë mbi 200 milionë euro nëse Kuvendi sot nuk ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, 88 milionë euro janë pjesë e planit të rritjes së BE-së, ndërsa mbi 120 milionë euro lidhen me tri marrëveshje me Bankën Botërore.

Ai theksoi se për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve nevojiten 80 vota në Kuvend.