Lajme

Murati: 12 milionë euro kontratë nga Përparim Rama për një projekt të quajtur ‘Arkitekti i Qytetit’, s’dihet ku kanë shku paret!

07/10/2025 23:47
nga:Y I

Minstri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Murati shkruan “12 milionë euro kontratë nga Përparim Rama dhe Komuna e Prishtinës për një projekt të quajtur Arkitekti i Qytetit, dhe askush nuk din me tregu se ku kanë shku paret dhe çka kanë përfitu taksapaguesit nga ajo kontratë”

“Mirëpo prokuroria paska vendosë me u marrë me dy urat e reja mbi Ibër. Kujt i shërbejnë këta prokurorë?” shkruan Murati.

Reagimi i plotë:

12 milionë euro kontratë nga Përparim Rama dhe Komuna e Prishtinës për një projekt të quajtur Arkitekti i Qytetit, dhe askush nuk din me tregu se ku kanë shku paret dhe çka kanë përfitu taksapaguesit nga ajo kontratë. Prokuroria 😴.

Mirëpo prokuroria paska vendosë me u marrë me dy urat e reja mbi Ibër.

Kujt i shërbejnë këta prokurorë?