Lajme

Mungojnë deputetët e pozitës, dështon Komisioni për Integrime Evropiane

02/08/2022 12:01
nga:Y I

Në mungesë të deputetëve nga pozita ka dështuar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane gjatë të cilës ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për plotësim-ndryshim për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndonëse mbledhja ishte paraparë të nisë në orën 10:30 me kërkesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ajo ishte shtyrë për në orën 11:00.

Edhe në kohën e caktuar nga vetë ata, deputetët e pozitës nuk erdhën në mbledhje, shkruan KP.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, u shpreh se kjo mbledhje mund të vazhdojë gjatë ditës pasi nuk ka kuorum për të vazhduar mbledhjen pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin në mbledhje dhe se për pak pritet të nisë seanca.