Lajme

Mot sot i butë, me intervale më të gjata me diell

02/22/2024 07:01
nga:G B

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në regjionin e Gjakovës dhe Malishevës, me shpejtësi prej 15-55 km/h!