Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mos dekretim të Blerim Isufajt si kryeprokuror, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kujtuar kur Kurti në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të Kryeparlamentarit e Presidentes, Kryeprokurori NUK dekretohet.
Ajo është shprehur se Osmani nuk mund të flasë ndryshe nga Kurti, asnjëherë e në asnjë proces.
Postimi i saj i plotë:
Albini në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të Kryeparlamentarit e Presidentes, Kryeprokurori NUK dekretohet.
E ditur qoftë, si mund Vjosa të flas ndryshe nga Albini! ASNJËHERË, në asnjë proces e as në këtë rast.


