Sporti

Mori pjesë në kampin e ‘HashtagOne Kosovo’, portieri i Vllaznisë së Shkodrës merr ftesë nga Paderborni i Gjermanisë

07/22/2022 17:26
nga:Mergim Rreci

Akademia ‘HashtagOne Kosovo’  po shijon sukseset e punës së saj.

‘Hashtag One’ është një akademi globale, por që tash e 18 muaj është e themeluar edhe në Kosovë. Nico Pelltaz ishte themeluas i saj në vendin tonë, atje ku po bashkëpunon me ish portierin e njohur kosovar, Burim Sadiku.

Kjo akademi mbajti një kamp me datën 18 dhe 19 qershor, atje ku tashmë po shfaqen rezultatet e para. Portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Arok Jukaj, ka marrë ftesë zyrtare nga Paderborni i Gjermanisë, pikërisht nga pjesëmarrja e tij në këtë kamp.

Këtë gjë e ka konfirmuar Burim Sadiku, ku tha se ai do të udhëtojë për në prova tek ekipi U17.

“Kampin e kemi organziuar me datë 18 dhe 19 qershor, kamp ky me portierë. I përzgjedhur nga ky kamp është portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Arok Jukaj, i cili ka marrë ftesë zyrtare nga Paderborn në Gjermani për prova. Ai do të udhëtojë në provat për ekipin U17”, tha Burim Sadiku per GazetaBlic Sport.

Ai do të jetë në prova nga data 1 deri me 3 gusht.

/GazetaBlic Sport/