Lajme

Molliqaj ngre një pyetje: Qysh është e mundshme me krejt këto gabime Albini po rritet e ne po zhytemi?

11/22/2023 22:07
nga:N K

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ngritur dyshime se si është e mundur që sipas tij, kryeministri Albin Kurti po mbetet i fuqishëm me “gjithë gabimet” që i bën, ndërsa opozita s’po rritet.

Ai tha se për këtë çështje do të duhej të mendonin pak opozita.

“Pyetja jem është cila është kauza e LDK-së ose PDK-së, arsimi – shëndetësia, bankat, kamatat, për çka populli i Kosovës e ka një send që thotë valla këta të PDK-së e kryejnë? Unë s’po e shoh, nashta populli e sheh, unë s’po them që s’kanë votues, por votuesin e tyre kur e pyesim për çka beson që PDK e ka më mirë? Qysh është e mundur që krejt qito gabime po i bën Albin Kurti dhe në fund Albini po mbetet i fuqishëm dhe ne s’po mundemi me u rritë. A ish dashtë me mendu pak, me thanë çka po ndodhë”, tha Molliqaj në Pressing, transmeton Express.

“A mos jemi duke i shërby me qat diskurs. Qysh është e mundur?”, tha ai.