Lajme

Molliqaj-Kurtit: Ju jeni provokator, njerëzit nuk janë figura shahu, kjo nuk është lojë dhe ju nuk jeni skenarist filmi

12/11/2022 16:16
nga:G B

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti po e keqpërdor pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë e tij, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo qasje e tij nuk do të ketë fund të mbarë dhe se tensionet në veri kanë të parashikueshme dhe të provokuara.

Molliqaj ka shtuar se njerëzit nuk janë figura shahu dhe kjo është është lojë e as Kurti skenarist filmit.

Ai ka thënë se Kurti nuk është radikal por provokator.

Postimi i tij i plotë:

z.Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj. Kjo qasje nuk ka se si ta ketë një fund të mbarë. Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara.

Njerëzit nuk janë figura shahu. Kjo nuk është një lojë. Dhe ju nuk jeni skenarist filmi. Mungesa e ndjeshmërisë karakterizon punën tuaj. Ju nuk jeni radikal, por provokator. Asgjë më shumë.

Dhe një gjë po dihet, paqe me ju nuk mund të ketë.