Lajme

Ministrja Rizvanolli: Nuk kemi mundur ta evitojmë krizën duke blerë rrymë me kontrata afatgjata

01/24/2022 17:18
nga:Q R

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka quajtur mit një kritikë që disa nga deputetët e kanë përmendur, duke thënë se Kosova ka mundur ta evitojë apo ta zbusë krizën energjetike, duke blerë rrymë më herët.

Ministrja Rizvanolli tha se nuk ka asnjë shtet në Evropë që e ka evituar krizën përmes kontratave afatgjata.

“Ekziston njëfarë miti, të cilin s’e dimë se kush e ka zbuluar, se ka mundur të blihet energjia me kontrata afatgjata. Më thoni cili shtet në Evropë ka arritur ta evitojë krizën përmes kontratave afatgjata? Në cilin vend është zbutur kriza përmes kontratave afatgjata?”, tha ajo.

Rizvanolli tha se kjo krizë energjetike i ka shpërfaqur të gjitha mangësitë dhe dobësitë e sistemit energjetik të cilat tha se janë pasoja të “vendimeve të gabueshme apo mosvendimeve 20 vitet e kaluara”.

Rizvanolli: Kemi dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të çmimit