Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për vizitën e tij sot në komunën e Leposaviqit, ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Lulëzim Hetemi.
Ai tha se ishte vizitë e zakonshme dhe se kryetari është mirë e po punohet.
“Ishte një vizitë e zakonshme. Kryetari është mirë. Gjithçka është në rregull, po punohet edhe kaq”, u shpreh ministri për Gazeta Blic.
Ndërsa, lidhur me kërkesën e emisarit special të SHBA-ve, Gabriel Escobar, për të nisur urgjentisht diskutimet për formimin e Asociacionit, ai nuk komentoi, pasi nuk e ka parë lajmin, duke shtuar se e rëndësishme është që është takuar me kryetarin, i cili është super i motivuar dhe angazhuar për punë.
“Nuk e kam parë. Sot gjithë ditën kam qenë në teren dhe nuk kam parë lajme, kështu që e rëndësishme është që unë sot isha, e takova kryetarin. Kryetari është super i motivuar dhe i angazhuar”, deklaron ministri Elbert Krasniqi./Gazeta Blic/
Elbert Krasniqi viziton kryetarin e Leposaviqit


