Sporti

Mëziu i lumtur me fitoren e Fushë Kosovës: Ndjenjë e mirë që u riktheva nga lëndimi me gol

11/06/2023 17:29
nga:E K

Fushë Kosova arriti fitore të madhe ndaj Lirisë duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Kjo fitore e ngriti për një pozitë ekipin e drejtuar nga Burim Shala duke lënë në pozitën e fundit pikërisht Lirinë e cila shkarkoi edhe trajnerin, Yigit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Fushë Kosovës, Osman Mëziu i cili edhe shënoi në fitoren e ekipit të tij foli për “GazetaBlic Sport”.

Ai tha se ishte e rëndësishme fitorja ndaj Lirisë duke potencuar se ndihet i lumtur kur e ndihmon skuadrën të arrijë objektivat.

“Është një ndjesi e mirë kur kthehesh nga një lëndim në rend të parë. Është një ndjenjë e mirë që kthehesh në fushë, dhe më pas, është shumë herë më e rëndësishme që ndihmojmë skuadrën të marrim një fitore të rëndësishme, si ajo e fundjavës. Por, përkundër vështirësive që kemi pasur në të gjitha aspektet, edhe duke qenë të penalizuar që nuk luajmë në stadiumin tonë, po mundohemi të bëjmë maksimumin që të përballemi me ekipet konkurruese të ligës. Kjo është një fitore e rëndësishme dhe shpresojmë që do të motivojë të gjithë ne në klub që të bëjmë maksimumin për të rregulluar gjithë gjërat që ndodhin në një skuadër konkuruese, që do ta nderojë Fushë Kosovën si qytet.

Është një fitore me rëndësi sepse na kthen në një situatë që ndryshon gjithçka. Ne do të luftojmë me çdo forcë në fushë, sa goditja që kemi hasur në të gjitha aspektet, dhe shpresojmë që kjo do të motivojë të gjithë në këtë qytet të mirë, ta mbeshtesin klubin dhe të luftojmë së bashku për suksese më të mëdha.

Na duhet shumë punë dhe perkushtim, por shpresojmë të bëjmë mirë në çdo ndeshje. Edhe pse kemi hasur vështirsi në fillim, ne kemi një skuadër të vërtetë të mirë që do të luftojë fort në çdo ndeshje për rezultate pozitive, që do ta dërgojnë Fushë Kosovën atje ku ajo e meriton të jetë”, tha Mëziu për GazetaBlic Sport.