Sporti

Meçi për titullin e kampionit, flet kundërshtari i Zogajt: Jam një njeri me fjalë pak, do ta bëjmë ringun të flasë

05/30/2023 11:21
nga:Mergim Rreci

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Altin Zogaj është gati për hapin më të madh në karrierën e tij profesioniste në boks.

Zogaj do të luftojë më kundërshtarin nga Italia, Riccardo Valentino, atje ku kërkon lavdinë e madhe dhe epitetin e kampionit të Evropës në Federatën e IBO, me meçin që do të zhvillohet më 17 qershor në Stuttgart të Gjermanisë.

Kundërshtari nuk është aspak i lehtë, por boksieri shqiptar ka punuar intensivisht dhe është përgatitur maksimalisht për këtë luftë shumë të rëndësishme.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, italiani Valentino tha se nuk e njeh boksierin shqiptar, por që ka besim tek forca dhe përgatitja e tij.

“Unë nuk e njoh kundërshtarin tim, por kjo gjë nuk më shqetëson fare, sepse kam besim në forcat e mia dhe në përgatitjen që po bëj. Do të jetë një ndeshje e vërtetë deri në frymën e fundit. Le të fitojë më i miri. Unë jam një njeri me fjalë pak, do ta bëjmë ringun të flasë“, tha shkurtimisht ai.

Kujtomë që ai ishte kampion i padiskutueshëm në kategorinë e tij në Itali dhe bën një boks shumë cilësor, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në meçin ndaj Zogajt.

/GazetaBlic Sport/