Lajme

“Me rroba kineze i veshur, me maskë kineze ngjitur, Bislimi krekoset sesi Kosova nuk ka pranuar vaksina kineze”

04/29/2021 21:19
nga:Gazeta Blic

Ish-këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministri Besnik Bislimi se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina që nuk kanë plotësuar kriteret dhe standardet evropiane.

Behramaj ka thënë se Kosova është e mbushur me produkte kineze, shkruan Insajderi.

Tutje, ai ka shtuar se ideologjia kinezo-ruse iu pëlqen këtyre, por jo edhe vaksinat!

“Me rroba kineze i veshur, me maskë kineze ngjitur, Besnik Bislimi qenka krekosur sesi Kosova nuk ka pranuar vaksina kineze për të shpëtuar jetë të qytetarëve tanë. Kosova është e mbushur me produkte kineze, ndërsa ky çohet e flet me përçartje. Sigurisht kineze e kishte edhe atë kravatën e portokalltë!Z. Bislimi, a i keni pyetur ata që po vdesin nga Covid-19, a është zgjedhja e tyre apo Qeveria juaj ka vendosur që të kenë vdekje “perëndimore”?Ideologjia kinezo-ruse iu pëlqen këtyre, por jo edhe vaksinat”, ka shkruar Behramaj.