Lajme

Mbledhja e Qeverisë në ora 16:00, ndër pikat kryesore emërimi i anëtarëve të bordit të drejtorëve në “Telekomin e Kosovës”

04/21/2021 15:33
nga:M K

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me fillim prej orës 16:00, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve të ndërrmarjes publike qendrore, “Telekomi i Kosovës” SH.A.

Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe ndarja e mjeteve financiare tek organizatat buxhetore të caktuara me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale e pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Pos tyre, në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve shtesë për pagesa të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë për angazhimin në përballjen me pandeminë.

LEXO EDHE:

Dënim me kusht ndaj ish-kryesuesit të KZ-së në Malishevë, pasi pranoi se falsifikoi rezultatet e votimit në zgjedhjet e 2017-tës