Lajme

Mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Vushtrri, Krasniqi: Uroj proces zgjedhor sa më të mirë, të rregullt dhe demokratik

09/17/2023 10:19
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se sot do të mbahet Kuvendi i X-të zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do të mund të jetë prezent, për shkak të angazhimeve zyrtare në kuadër të Komisionit Parlamentar në Madrid, por ka uruar për një proces zgjedhor sa më të mirë, të rregullt dhe demokratik.

Postimi i saj i plotë:

Sot, mbahet Kuvendi i X-të zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri.

Në pamundësi për të qenë prezent për shkak të angazhimeve zyrtare në kuadër të Komisionit Parlamentar në Madrid, uroj të kemi një proces zgjedhor sa më të mirë, të rregullt dhe demokratik.

Ta ruajmë e ta zhvillojmë degën tonë.

LDK është shtëpi e madhe.

Na priftë e mbara!