Sporti

MARRE: Publikohen pamjet, momenti kur Valon Zymberi sulmon fizikisht kryetarin e Intelektualëve!

04/25/2024 00:31
nga:Lorik J

Një gjest skandaloz ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin, përcjell GazetaBlic Sport.

Zymberi bashkë me disa persona sulmojnë ashpër fizikisht kryetarin e tifozëve në lokalin e tij në qytetin e Gjilanit, teksa futen aty si huliganë.

Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre. Një gjest i tmerrshëm ky nga drejtori sportiv i një skuadre kaq të madhe në Kosovë.

Ja pamjet nga RTV Dukagjini:

VIDEO