Marcos Rojo u shfaq pa asnjë lloj filtri në një intervistë për Tyc Sports, ish-lojtari i Sporting foli për kohën e tij në Manchester United, e cila zgjati nga viti 2014 në 2021, duke kujtuar një debat të shëmtuar që pati me Ole Gunnar Solskajer, ish-trajnerin e Djajve të Kuq.
Rojo tregoi se çka i kishte thënë trajnerit të Man Utd në atë kohë duke u ankuar për minutat të pakta pavarësisht lojës së keqe të Maguire, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në atë kohë, unë luaja shumë mirë në Angli dhe në Europa League. Por ai ishte i mërzitur me trajnerin, ai përdori Maguire për të luajtur. Tani, për fat, ai është larguar nga skuadra dhe Lisandro Martínez është bashkuar. Shkova në zyrën e trajnerit dhe thashë ‘ose më lër të largohem ose dua të luaj’. Dhe ai u përgjigj ‘Më duhet të vendos Maguire sepse ata paguan shumë para, ju duhet të luani po ose po’. Dhe unë iu përgjigja: ‘bir kurve…, më vendos të luaj, Maguire luan keq në çdo lojë të djajve të kuq“, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


