Kandidati i LDK-së për deputet me numër 20, Shkëmb Manaj, ka ndarë pamje nga takimet me qytetarë të shumtë nga mbarë Kosova.
Manaj theksoi se nga çdo qytet, çdo fshat e çdo familje po vjen i njëjti mesazh, ‘Kosova kërkon drejtim dhe ndryshim të vërtetë’.
Ai tha se në këtë rrugëtim mban numrin 20 dhe se për të ky numër ka peshën e besimit dhe çdo dore të zgjatur që i dhanë shtytje të mos ndalet kurrë.
“Është përgjegjësi ndaj secilit prej jush që më besoi, më mbështeti dhe më solli deri këtu. Dhe për këtë, do të jem gjithmonë mirënjohës. Përherë do të jemi bashkë! Bashkë për Republikën” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


