Lajme

Makolli: As pesimisti me i madh nuk ka mundur ta imagjinoj që, kryeministri jonë, do të kritikohej në New York nga miqtë!

02/21/2024 13:56
nga:Y I

Me datën 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së e cila ndalon përdorimin e dinarit.

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër ndërkombëtar të cilët kanë theksuar se duhet të shtyhet zbatimi i këij vendimi.

Reagime të ‘forta’ në lidhje me këtë vendim të marrë nga pala kosovare, pati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga Ndihmës Sekretari amerikan i SHBA-ve, O’Brien, dhe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë të cilët deklaruar se një vendim i tillë pritet të ndikojë cilësinë e partneritetit mes dy vendeve.

Në lidhje me këto kritika ka folur për “Gazeta Blic” Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Makolli tha se zhvillimet e fundit në rrafshin ndërkombëtar sa i përket raporteve, Kosovë-SHBA, janë alarmuese për pozitën dhe opozitën.

I njëjti tha se ‘as pesimisti me i madh nuk ka mundur ta imagjinoj që Kosova do të kritikohet ne Nju Jork nga miqtë tanë’

“Zhvillimet e fundit në rrafshin ndërkombëtar, në Keshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ne veçanti në raport me nunin e pavaresisë, SHBA-të janë alarmuese për pozitën dhe opoziten, pa përjashtim.As pesimisti me i madh nuk ka mundur ta imagjinoj që Kosova, gjegjësisht kryeministri jonë, do të kritikohet ne Nju Jork nga miqtë tane, nga ata që jane hisedar i shtetesisë sonë” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”

I njëjti tha se opozita duhet të kërkoj takim urgjent të partive politike ku do te analizohej situata dhe të merrej qëndrimi për veprime urgjente të qeverisë sonë.

“Veprimet e pa koordinuara me aleatet të qeverisë sone dhe mos-miratimi i kërkesave të qeverisë së SHBA-ve, kulmoj me deklaraten e fundit të ambasadorit amerikan Hovenier, i cili haptazi u detyrua që ta thotë të verteten duke e tejkalue edhe protokollin diplomatik, që marredheniet mes dy shteteve tona jane lëkundur dukshem, se qeveritaret nuk po e tregojne të vërtetën, e kjo gjë është e frikshme, dhe që nenkupton që mund të sjellin pasoja të rënda për vet ekzistencën e shtetit tonë”

“Opozita duhet të insistoj urgjentisht për një takim të partive politike, ku do te analizohej situata dhe të merrej qëndrimi për veprime urgjente të qeverisë sonë, konforme kerkeses së SHBA-s dhe situates momentale gjeopoitike te regjionit dhe ma gjere, e krejt kjo ne interes te Kosoves” deklaroi Makolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë për t’u shqetësuar.

Sipas Konjufcës, vërejtjet e ShBA-ve nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë.

“I mirëkuptojmë kritikat e ShBA-ve. Vërejtjet e tyre nuk kanë lidhje me legalitetin e veprimet tona, por kërkojnë më shumë përgatitje, që të mos ketë tensione”, tha Konjufca raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Konjufca: I mirëkuptojmë kritikat e SHBA-së, por nuk janë për të bërë panik