Lajme

Lutfi Haziri: Anulimi i Defender-it, shuplakë për Osmanin e Kurtin

06/07/2023 15:38
nga:N M

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thënë se anulimi ushtrimit për FSK në Defender 2023 është shuplakë ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Blic.

Haziri këtu nuk ka lënë pa përmendur edhe ish presidentin  Ibrahim Rugova për raportet që ka pasur ai me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i plotë:

Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin.
Anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin.
Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proeuropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike.
Vazhdojme ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Isa Mustafa i ‘qëpon’ pak SHBA-së dhe BE-së: Vetë e sollët Kurtin në pushtet, çmimin e sanksioneve ta paguan ai, jo Kosova