Sporti

Ludogorets në top formë para ndeshjes me Ballkanin, fitojnë tri ndeshjet miqësore në fazën përgatitore në Bansko

07/04/2023 09:40
nga:Lorik J

Skuadra bullgare, Ludogorets ka përfunduar fazën përgatitore në Bansko.

Kampionët e Bullgarisë luajtën tri ndeshje miqësore gjatë një jave ku ishin në fazë përgatitore para ndeshjeve të Europës. Ekipi kampion i Kosovës, FC Ballkani do të mirëpresë Ludogorets me 11 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së parë të fazës kualifikuese për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, punë mjaft e vështirë e pret ekipin e Ilir Dajës, pasi Ludogorets duket tejet në formë.

Ludogorets e përfundoi kampin në Bansko me një tjetër fitore. Ekipi bullgar fituan 2:0 ndaj University Craiova. Në ndeshjet e mëparshme, ata mposhtën me rezultat 1:0 dhe 3:0 Marek dhe Lokomotiv Plovdiv, duke përfunduar kështu fazën pa pranuar asnjë gol.

/GazetaBlic Sport