Ish-mbrojtësi i Interit dhe Bayern Munich, Lucio, u shtrua në spital në Brasilia të enjten dhe është nën vëzhgim të vazhdueshëm në njësinë e kujdesit intensiv pas një djegie të rëndë që ka pësuar në shtëpinë e tij.
Sipas Gazzetta-s dhe burimeve të tjera italiane, Lucio ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Spitali ka lëshuar tashmë një deklaratë, duke siguruar se ish-lojtari i kombëtares braziliane është në gjendje stabile, por me lëndime të konsiderueshme.
Informacionet e tjera raportohet se do të jepen rreth orës 18:00 nga spitali ku Lucio është i shtrirë.
/GazetaBlic Sport/