Sporti

Lojtari shqiptar që luan në Poloni: Shqipëria do ta mbyll grupin në vendin e parë, do sulmojmë me Sylvinhon

03/27/2023 09:27
nga:L J

Juljan Shehu, futbollisti shqiptar që luan në Poloni është i bindur se punësimi i Sylvinhos si trajner i ri i kombëtares shqiptare do të thotë se braziliani do të dëshirojë të përdorë potencialin sulmues të skuadrës.

“Ne kemi një brez të ri lojtarësh të rinj dhe shumë të talentuar. Mund ta përballojmë fitimin e grupit”, pohon mesfushori i Widzew para ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë.

“Kishte ardhur koha për të ndryshuar trajner, edhe pse nuk mund të thuash se Reja ka punuar keq. Një gjeneratë e re futbollistësh të talentuar po vjen dhe ndoshta trajneri i ri do të mund të përfitojë nga kjo”, pohon Shehu në mediat polake.

“Jam shumë kurioz të shoh se si do t’i nisim kualifikueset, por besoj se është një zgjedhje shumë e mirë. Ne do jemi të parët në grup”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport