Boca Juniors barazoi 0-0 kundër Racing në xhiron e trembëdhjetë të futbollit argjentinas.
Derbi argjentinas përfundoi me një polemikë të fortë për një penallti të pretenduar në favor të Boca-s, për shkak të një prekje me dorë të mesfushorit Jonathan Gomez në zonën e Racing, por gjyqtari Fernando Rapallini vlerësoi se nuk kishte shkelje pasi shikoi aksionin në VAR, përcjell GazetaBlic Sport.
Kishte shumë protesta nga lojtarët e Boca Juniors pasi ishte fundi i takimit dhe rezultati ishte i barabartë 0-0, megjithatë gjyqtari nuk vendosi të akordojë 11 metërsh.
Ja momenti:
LATE DRAMA AT THE END OF THE RACING CLUB X BOCA JUNIORS MATCH! ?
The referee went to VAR and said that this was not a handball. ? pic.twitter.com/dtxS6KO5Ad
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) August 15, 2022


