Lajme

Lladrovci paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do ta lëshojmë edhe një herë bajrakun

12/11/2023 19:40
nga:Genita C

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic ka folur rreth deklaratës së fundit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca i cili tha: “S’ka Asociacion, pa njohje nga Serbia”.

Lladrovci tha se kjo duhej të cekej me shkronja e me fjalë edhe në Marrëveshjen e Ohrin dhe në draftin e publikuar rreth Asociacionit.

Tash këtë deklaratë, kreu i Drenasit e sheh të vonshme.

“Këtë deklaratë e vlerësoj si kofinin pas të vjelave. Nëse do të ishte pikë nga e cila nuk do të lëvizte pozita aktuale qeverisëse, do të duhej të cekej me shkronja e me fjalë edhe në Marrëveshjen e Ohrit edhe në draftin e publikuar rreth Asociacionit”, thotë ai.

Lladrovci nuk e ka përjashtuar mundësin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kam frikë se është tepër vonë për këtë qëndrim. Mendoj se do ta lëshojmë edhe një herë bajrakun dhe zgjidhja për asociacion pa kokërr njohje do të bëhet shkas dhe kauzë e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme, për të shpëtuar çka mund të shpëtohet”, tha Lladrovci për GazetaBlic.

Beqa: Zgjedhjet të shpallen më herët, qytetarët e dinë se Albini e Glauku s’kanë stabilitet në deklarata

Arifi: Qeveria po përgatitet për zgjedhje, jo për politika të mirëfillta

Sherifi: Konjufca niveli më i lartë i hipokrizisë, bashkë me Albinin, “Republikën Srpska” ia lanë në derë Kosovës