Sporti

Lladrovci nga Budapesti me futbollistët e kombëtares: Presim lojë të fortë dhe motivuese

03/25/2024 18:49
nga:E K

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i mirënjohur për përcjelljen e kombëtares së Kosovës në të gjitha ndeshjet e saj, brenda e jashtë vendit.

Presim lojë të fortë dhe motivuese, me rezultat pozitiv, ka shkruar Lladrovci, duke përcjellë tekstin me foto të futbollistëve gjatë trajnimit para ndeshjes së nesërme, transmeton GazetaBlic Sport.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Për futbolldashësit, përshëndetje nga Budapesti, me shqiponjat tona, trajnimi i fundit para lojës së nesërme miqësore me Hungarinë, para publikut që pritet ta mbush stadiumin me 65 mijë shikues. Duam të na i ngrohin zemrat neve këtu dhe qindra mijëra tifozëve tanë gjithandej ku jetojnë.
Presim lojë të fortë dhe motivuese, me rezultat pozitiv.
Zbatimi i teknikës së trajnerit Foda, makina e prodhimit të rasteve për gol dhe shënimin e tyre, duhet të jetë në nivel dhe t’i gëzohemi sërish fitores, sikur në Armeni. Përpara shqiponja, suksese!