Një tjetër ditë shumë e rëndësishme për sportin kosovar, me sportistët tanë që do të garojnë edhe sot në ‘Lojërat Mesdhetare’.
Pas një ditë të jashtëzakonshme që ishte dje, një tjetër ditë me pritshmëri të madhe është edhe kjo sot, shkruan GazetaBlic Sport.
Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Shpetim Bajoku janë sportistët që dje i sollën tri medalje të reja Kosovës, Fazliu të artën, ndërsa dy djemtë të bronztën.
Shpresat e mëdha edhe sot janë tek xhudo, atje ku Shpati Zekaj dhe Loriana Kuka kërkon medalje për vendin tonë.
Alush Telaku do të paraqitet në garën e notit, kurse Nexhat Sahiti në shenjëtari. Krejt në fund, Astrit Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në atletikë.



