Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është liruar nga kjo detyrë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Morina përmes Facebook-ut.
“Pas kerkeses sime te dates 03.06.2021 kam kerkuar nga Ministri z.Aliu te me liroi nga detyra qe edhe ashtu ishte ne muajt e fundit per te perfunduar.
Sot mora aprovimin e tij per çka edhe e falenderoi! Deshiroi ca fjale per kontributin tim: Une nuk jam me pjese e Qeverise se Republikes se Kosoves. Ishte sfide dhe nderë, por do jete gjithe jeten time krenari ndertimi i institucioneve te perkohshme te Kosoves, forcimi dhe persosja e institucioneve te republikes se kosoves”, ka shkruar Morina në Facebook.
LEXO EDHE:
LDK denoncon punësimet familjare nga ana e VV-së: Emërimet po bëhen për të kapur institucionet


