Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj tha se takimi me Lumir Abdixhikun ishte jashtëzakonisht i mirë.
“Po jemi takuar…, kemi biseduar të gjitha temat, mund të them se ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë”, tha ai.
Limaj duke folur për situatën politike tha se ‘ është e rendësishme që po ndodhin takimet’.
Ai foli edhe për situatën e sigurisë ku shprehu shqetësimet e tij në lidhje me këtë çështje.
“E rendësishme që po ndodhin takimet dhe do të vazhdojmë të takohemi. Javen e kaluar kam shprehur shqetësimet në ekonomi.Kam përshtypjen se shumë po i marrim lehtë gjërat rreth nesh. Jam i shqetësuar shumë për situatën e sigurisë në vend” tha Limaj raporton “Gazeta Blic”.


