Lajme

Limaj i shpreh ngushëllime Veselit: Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët me frymën e atdhedashurisë

01/07/2022 15:48
nga:Y I

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jetë të Ajshe Veslit.

Ai tha se Ajshe Veseli ka rritur dhe edukuar fëmijët me frymën e atdhedashurisë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Ajshe Veseli. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit tim, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe gjithë familjes Veseli. Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët e saj me frymën e atdhedashurisë! U prehte në paqe!”, ka thënë Limaj.

Nis ceremonia e varrimit të nënës së Kadri Veselit