Lajme

Lideri i bregdetit të Adriatikut, Fatos Çerenishti habit Blendi Fevziun, kapaciteti i resorteve FAFA me mbi 1500 shtretër gati për turistët!

05/11/2024 13:45
nga:Y I

Mbrëmjen e djeshme emisioni Opinion në Tv Klan u ndal tek tema e turizmit në vend, kushtet, standartet dhe çfarë ofrojnë strukturat e hotelerisë Shqiptare për pushuesit vendas, diasporës e sidomos turistët e huaj.

Presidenti i resorteve Fafa, të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare të plazheve të Kavajës, Fatos Çerenishti, ka folur në lidhje me konceptin all inclusive të hotelerisë së tij e cila ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm me turistët Çek, Polak, Suedez e Gjerman!

Resortet Fafa të ndërtuara prej vitit 2003 me Fafa Premium në Malin e Robit e së fundmi Grand Blue Fafa dhe Fafa Palace në Golem të Kavajës mbajnë padiskutim certifikimin e tur operatorëve dhe organizatave ndërkombëtare të turizmit si një ndër resortet më të mira në të gjithë bregdetin e Shqipërisë.

Fafa mban kryesimin si resorti më i mirë në Shqipëri edhe sipas review-ve të verifikuara në booking.com!

Ajo që habiti moderatorin e emisionit Opinion Blendi Fevziu, ishte numri i shtretërve që gjigandi Fafa ofron në bregdetin e Kavajës, ku sipas Çerenishtit mbi 1500 të tillë janë të gatshëm për të pritur mijëra turistë në këtë prag sezoni veror për vendin tonë.

Resortet Fafa ofrojnë konceptin all inclusive për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj, me çmime fantastike dhe kushte të përkryera për pushime të jashtëzakonshme!

Fafa është i vetmi brend i cili ofron magjinë e shërbimit të përkryer dhe kushteve identike me resortet e Antalyas si e vetmja strukturë për pushime të paharrueshme në Shqipëri.