Sporti

Leon Dajaku po shkëlqen tek Hajduk Split, dje realizoi golin e fitores në minutat e fundit: Jam i lumtur, fitore të tilla vendosin sezonin

08/27/2023 10:08
nga:Lorik J

Në xhiron e gjashtë të kampionatit kroat, Hajduk Split ka mposhtur Varazdinin me rezultat 2:1.

Hajduk vazhdoi serinë e tyre perfekte në kampionat, pasi fituan 15 pikë në pesë ndeshjet e zhvilluara. Golin e fitores në ndeshjen dramatike në Varazdin e shënoi Leon Dajaku në minutën e 86-të.

“Një fitore shumë e rëndësishme. Lojëra si kjo vendos sezonin. Një lojë e vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë. E dinim që duhej të qëndronim të qetë deri në fund dhe se do të vinte një shans. Në fund e mirëpritëm”, tha Dajaku pas ndeshjes dhe shtoi:

“Mikanovic ma bëri të lehtë, ishte një krosim perfekt. Më vjen mirë që ndihmova skuadrën dhe është e rëndësishme për mua të shënoj përsëri. Duhet të vazhdojmë kështu. Sezoni sapo ka filluar. Le të vazhdojmë me lojën tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport