Sporti

Laporta: Kemi probleme financiare, nuk mund të marrë vendime që mund t’a shkatërrojnë Barcelonën

08/06/2021 12:11
nga:E K

Tashmë është e ditur se Leo Messi nuk mund të jetë pjesë e Barcelonës.

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona. Klubi katalunas nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për të rinovuar kontratën me 34-vjeçarin, duke konfirmuar se legjenda do të largohet, shkruan GazetaBlic Sport.

Laporta ka zbuluar se Barcelona kishte marrëveshje me Messin por për shkak të rregullave financiare nga La Liga nuk u lejua nënshkrimi me argjentinasin.

“Nëse Messi do të qëndronte, rrogat do të tejkalonin të hyrat, është një disproporcion i madh, më duhej të merrja një vendim dhe natyrisht që nuk mund t’a rrezikojë Barçën”, tha Laporte.

/GazetaBlic Sport/