Sporti

Lamine Yamal vazhdon shkëlqimin me Barcelonën, bëhet golashënuesi më i ri në historinë e La Ligës

10/09/2023 08:27
nga:L J

Lamine Yamal, talenti i Barçës, vendosi rekorde në Champions League dhe La Liga në vetëm katër ditë. Së pari, duke luajtur që në fillim në fitoren 1:0 ndaj Portos, ai u bë titullari më i ri në historinë e kompeticionit më të fortë, pasi luajti vetëm 16 vjeç e 83 ditë. Kështu vazhdoi java e ëndrrave të Yamal, pasi dy ditë më parë ai nënshkroi një kontratë profesionale me Barcelonën me një klauzolë blerjeje prej një miliardë eurosh.

Lamine Yamal realizoi dje në La Liga ndaj Granada, për të ulur avantazhin e vendasve në 2:1. Lamine u bë golashënuesi më i ri në historinë e një prej kampionateve më të forta kombëtare.

Me këtë gol Lamine theu rekordin e mëparshëm Fabrice Olinga, i cili shënoi për Malagën në vitin 2012 në moshën 16 vjeç e 98 ditë.

/GazetaBlic Sport