Lajme

Lama: Çka ndodhi me skandalin diplomatik ku u fye presidentja, Kurti e Gërvalla e kanë miratuar atë sjellje – amatoreske

08/05/2024 10:43
nga:G B

Ish diplomatja Alma Lama, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Kurti dhe disa ministrave të tij në Shkup, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se çka ndodhi me skandalin diplomatik ku u fye presidentja Osmani.

Lama ka thënë se kjo po i bie që Kurti dhe Gërvalla e kanë miratuar atë sjellje, përderisa nuk mbajnë qëndrim shtetëror, derisa e ka quajtur sjellje amatoreske.

Postimi i saj i plotë:

Po me skandalin diplomatik ku u fye presidentja e shtetit te Kosoves, cfare ndodhi?

Kjo i bie qe KM kurti dhe ministrja e jashtme Gervalla e kane miraruar ate sjellje, perderisa nuk mbajne qendrim shteteror.

Sjellja aspak dinjitoze, amatoreske!