Lajme

LAJMI I FUNDIT: Bllokohet sërish foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së

07/13/2023 16:42
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në nisje të seancës plenare ka deklaruar se ka marrë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme nga 41 deputetë, raporton Gazeta Blic.

“Ne na ka ardhur një thirrje për seancë të jashtëzakonshme prej 41 deputetëve” tha Konjufca, raporton Gazeta Blic.

Por përpara se të nisë seancën i njëjti është ndërprerë nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu i është drejtuar Konjufcës duke i thënë “se duhet të mbyllet seanca paraprake për të filluars seanca e jashtëzakonshme”

Ndërkohë deputetët e PDK-së kanë bllokuar sërish foltoren e Kuvendit.

/Gazeta Blic/