Sporti

Lajm shumë i keq nga Zvicra, Fazliji pëson lëndim të rëndë dhe humb sezonin

11/23/2023 22:42
nga:Mergim Rreci

Betim Fazliji ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes dhe sezoni i tij ka përfunduar.

FC St. Gallen do të duhet të bëjë pa Betim Fazlijin (24) për pjesën e mbetur të sezonit. Një këputje e ligamentit të kryqëzuar i dha fund sezonit të tij para kohe, transmeton GazetaBlic Sport.

Siç ka njoftuar FC St. Gallen, Fazliji ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite. Operacioni është planifikuar për në fundjavë.