Sporti

Lajm fantastik për Barçën, Frenkie De Jong gati ndaj PSG në Ligën e Kampionëve

03/21/2024 20:29
nga:Lorik J

Barcelona mori një lajm të mirë gjatë pushimeve ndërkombëtare. Një nga lojtarët kryesorë të Xavi Hernandez, Frenkie de Jong pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

De Jong u lëndua më 3 mars në San Mames kundër Athletic Bilbao. Që nga ajo ditë, holandezi ka humbur dy ndeshje të Ligës dhe një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ai nuk do të jetë i disponueshëm as për ndeshjen në La Liga me Las Palmas.

Rikuperimi i tij po shkon shumë mirë, ai po përmbush afatet dhe Barça pret që ai të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër PSG-së më 10 prill.

/GazetaBlic Sport