Sporti

Ky kanal televiziv transmeton ndeshjen e sotme të barazhit mes Ulpianës dhe Lirisë

1 vitë më parë
nga:E K

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës mes Ulpianës dhe Lirisë.

Dy skuadrat që përfunduan sezonin në vendin e dytë në grupet e tyre respektive do të luftojnë sot për një mundësi për t’u promovuar në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet sot në Klinë me fillim nga ora 15:00.

Fituesi i kësaj sfide më pas do të përballet edhe me një kundërshtar nga Superliga që në këtë rast mund të jetë Ferizaji ose Trepça ’89.

Ndeshja e sotme transmetohet në “Sport 2”.

/GazetaBlic Sport/