Skuadra e Suharekës humbi ndaj Dritës me rezultatin 1-2 në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës, me ç’rast mbeti në zonën e rënies në elitën e futbollit vendor.
Pas ndeshjes, zyrtarët e këtij klubi shpërthyen ndaj gjyqtarëve, andaj edhe përfunduan në komisionin disiplinor të FFK-së, shkruan GazetaBlic Sport.
Zyrtari, Lulzim Kolgeci e ofendoi gjyqtarin kryesor, kurse kryetari, Fadil Bytyqi hyri në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe i kërcënoi ata.
Poashtu, klubi nga Suhareka nuk e la delegatin e ndeshjes ta përfundonte raportin.
Më poshtë keni njoftimin zyrtar të FFK-së:
“Ndaj: Zyrtarit të FC “Suhareka”, Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në mes të fushës shan dhe ofendon me fjalët më banale në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Suhareka –Drita.
Ndaj: Kryetarit të FC “Suhareka’ Fadil Bytyqi. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë, hyn në zhveshtore dhe kërcënon gjyqtarit kryesor . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Suhareka –Drita.
Ndaj: FC “Suhareka”. Motivi: Lëshim ne organizim: pas përfundimit të ndeshjës delegatit nuk i është lejuar përfundimi i raportit të ndeshjës në zyrat e klubit me arsyjen se ”Keni ardhur me qëllime ta dëmtoSni ekipin vendas”, raportin delegati e ka përfundur pasi është kthyer në Prishtinë.Sipas raportit të delegatit të ndeshjës Suhareka – Drita”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport