Sporti

Ndeshja e Serie A është shtyrë për shkak të vdekjes së fizioterapistit

04/24/2025 15:08
nga:Lorik J

Ndeshja ndërmjet Atalantës dhe Lecces nga xhiroja e 34-të e Serisë A është shtyrë për shkak të vdekjes së fizioterapistit të Lecces, njoftuan të dyja klubet.

Fizioterapisti 47-vjeçar Graziano Fioretta u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, raportoi gazeta La Gazzetta dello Sport.

Ndaj klubi nga Pulia ka kërkuar anulimin e ndeshjes, e cila ishte caktuar për të premten (25 prill), në orën 20:45.

Kërkesa e Lecces u pranua nga liga italiane e futbollit dhe tashmë pritet një datë e re për ndeshjen.

Fiorita ka punuar për Lecce-n për më shumë se 20 vjet, ku pason babain e tij Fernando, i cili ishte edhe fizioterapist i skuadrës për 10 sezone.

/GazetaBlic Sport