Sporti

Ky ishte eurogoli i Karricës që ia solli fitoren Ballkanit në kualifikueset e Champions League

07/09/2024 22:00
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka fituar sot ndaj Santa Colomas me rezultatin 1:2.

Ekipi i Ilir Dajës ia nisi mbarë aventurës në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Heroi i Ballkanit sot ishte padyshim sulmuesi Bernard Karrica, i cili realizoi eurogol në minutat e fundit të lojës, për të siguruar fitoren e ekipit të Dajës.

Kujtojmë se Ballkani ishte duke humbur 1-0, por në fund me golat e Emërllahut e Karricës, ia doli të fitoj ndeshjen e parë.

Ja eurogoli që ia solli fitoren Ballkanit: