Sporti

Kvaratskelia zbulon idhullin e tij: E dua futbollin për shkak të Guti-t

03/03/2023 12:48
nga:E K

Khvicha Kvaratskhelia është një nga lojtarët më në formë të momentit.

Ylli gjeorgjian i Napolit ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 9 herë për bashkëlojtarët deri tani në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Fansat e Napolit janë të ‘dashuruar’ pas tij duke i dhënë edhe epitetin “Kvaradona” që ndërlidhet me legjendën argjentinase, Diego Maradona.

Kvaratskhelia ka zbuluar se idhulli i tij i fëmijërisë është ish lojtari i Real Madrid, Guti.

“E dua futbollin prej Gutit të Real Madridit. Kur unë isha fëmijë nuk kishte fanella të tij në Gjeorgji, kështu unë mora një bluzë të bardhë dhe e shkruajta emrin e tij dhe numrin 14 me laps. E mbaja veshur gjithmonë këtë fanellë kur luaja futboll”.