Lajme

Kusari-Lila: Iniciuesit e Trustit nuk po i marrin seriozisht efektet negative kur bëhet tërheqja nga fondi pensional

06/23/2022 11:43
nga:G C

Shefja e Grupit Paralemntar të VV-së, Mimoza Kusari Lila thotë se tërheqja e parave nga Trusti ka efekt negativ.

Sipas Lilës kjo nuk po merret seriozisht nga opozita që sipas saj po kërkojnë me presion miratimin e Projekligjit për Trustin.

“U bënë tashmë disa muaj që ka filluar të diskutohet me pasion, presion e kërcënime tërheqja e parave nga Trusti. Kjo prodhon një efekt të menjëhershëm të disbursimit të mjeteve të kontributdhënësëve por pas lë efekte negative, që fare pak po trajtohen apo po merren me seriozitet nga inciuesit e Trustit”, tha Kusari Lila teksa u shpreh se VV-ja nuk e mbështetë këtë iniciativ.

Armend Muja sërish kundër Trustit, tregon se pse s’duhet të votohet