Lajme

“Kusari-Lila e Simiq mund ta dinë vendndodhjen e Radojiçiqit”

07/12/2023 18:57
nga:Y I

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, përfshirë të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiq.

Klinaku kërkon që Prokuroria të intervistojë deputët Kusari-Lila, dhe Simiq, mbi shkaqet pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës si Milan Radojçiq.

Ai thotë se të njëjtit mund ta dijnë vendodhjen e tij.

“Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij” shkruan Klinaku në Facebook.

Reagimi i plotë: