Lajme

Kurti zotohet në Anamoravë: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit

02/04/2025 10:39
nga:N K

Kandidati për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendojse, Albin Kurti ka bërë disa zotime gjatë tubimit të tij në Anamoravë, raporton GazetaBlic.

Kurti u zotua për mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit, ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri.

Po ashtu, ai zotohet edhe për projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin, si dhe programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.

Postimi i plotë:

Në kryeqendrën e Anamoravës, për qytetarët e rajonit të Gjilanit e gjithë Republikës, zotohemi për:

❤ Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit;

❤ Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri;

❤ Projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin;

❤ Programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.