Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në Bruksel e ka pranuar propozimin evropian pa ndryshime, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë atë zyrtarisht por që Serbia nuk ishte e gatshme.
Kurti ka thënë se së shpejti do të ketë negociata për zbatimin e këtij plani.
Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja pa ndryshime. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm”, ka shkruar Kurti./Gazeta Blic/
Today in #Brussels we both agreed on the EU Proposal supported by ????????without changes. I offered to formally sign, but Serbia wasn’t ready. Negotiations on implementation will follow soon.
I thank EU HRVP @JosepBorrellF & EUSR @MiroslavLajcak for today’s meeting.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 27, 2023


