Lajme

‘Kurti premtoi se do t’i sigurojë votat për Kodin Civil’ anëtari i LGBTQ+: Po ndihemi mirë por Projekt-kodi aktual nuk i përmbushë kërkesat!

04/26/2024 13:54
nga:N K

Anëtari i organizatës CEL Blert Morina, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do ti sigurojë votat për kalimin e Kodit Civil.

Morina deklaratën e kryeministrit Kurti e ka vlerësuar si një përkrahje për anëtarët e komunitetit LGBT-ë në shtetin e Kosovës.

“Deklarata e kryeministrit Albin Kurtit, për neve si organizatë e komunitetit LGBTQ+, është një nismë për një avansim për të drejtat e njeriut e cila është e mirë se ardhur, ne po ndihemi mirë nga kjo Qeveri aktuale e cila është duke e parë mirë akomodimin e të drejtave të njeriut”, u shpreh Morina.

Ai flet edhe për Projekt-kodin civil.

Morina deklaron se aktualisht ky kod nuk i përmbushë të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

“Në qoftë se kodi civil kalon në mënyrën si është e rregulluar si rasti aktual ai nuk i përmbushë kërkesat dhe nuk i mbron të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBT në Kosovë është i pamjaftueshëm, përshkak se nuk e rezulton martesën ku vetëm thotë se të ardhmen do të rregullohet në qoftë se do të mbetet kjo gjë si e tillë atëherë ne duhet të diskutojnë këtë në gjykatë kushtetuese. Në qoftë se në kodin civil është paraparë të drejtën e martesës me persona të seksit së njëjtë sigurisht se është lajmë jashtëzakonisht i mirë për komunitetin e LGBTQ+ në Kosovë”, tha ai.

Anëtari i organizatës ‘Cel’ deklaratat e një grupi të deputetëve të Republikës së Kosovës, që nuk e kanë pranuar këtë projektligj për të drejtat e këtij komuniteti, i ka vlerësuar të padrejta dhe të kundërshtueshme me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Deklaratat e deputetëve që janë kundër këtij projektligji janë skandaloze sepse janë dalur në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe betimin që ata e japin kur hynë si deputet”, përfundoi ai në deklaratën e tij dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Blert Morina, Anëtar i komunitetit LGBTQ+

 

Kurti për Projekt-kodin civil: Do t’i siguroj personalisht votat shumë shpejt!